.

FOTO – Filip Çakuli në shoqërinë e dy çamëve të njohur, njëri biznmesmen i kryqëzuar nga opozita e tjetri i “djegur” nga ligji i dekriminalizimit

Filip Çakuli, drejtori i “Fiks Fare” që kur është krijuar si program, në intervista të ndryshme ka thënë se është me origjinë nga Dropulli dhe si i tillë është një filogrek.

Çakuli njihet për batutat dhe për humorin e tij, shpesh thumbues. Janë me qindra raste kur në programin e tij janë denoncuar shkelje të ndryshme, kryesisht nga punonjës shtetërorë dhe titullarë të njohur.

Ndërkohë, njihet edhe marrëdhënia jo aq miqësore mes filogrekëve dhe çamëve për shkak të historisë, e cila i ka vënë përballë njëri-tjetrit, për çështjen e Çamërisë.

Kjo çështje është shumë aktuale edhe sot që diplomacia greke dhe ajo shqiptare janë ulur në bisedime për të zgjidhur përfundimisht problemet mes dy vendeve fqinje, përfshirë kufijtë detarë, por edhe fatin e pronave në Çamëri që iu përkasin shqiptarëve, të cilët kanë jetuar atje. Megjithatë, kjo foto tregon se ka filogrekë dhe çamë që mund të jenë miq me njëri-tjetrin. Filipi është parë duke pirë kafe me ish-deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi, të cilit iu ndërpre mandati i deputetit pak muaj pas zgjedhjeve, për shkak se e kapi ligji i dekriminalizmit.

Në tavolinë me Çakulin e Rakipin ishte edhe biznesmeni si dhe presidenti i ekipit të Partizanit, Gaz Demi. Rakipi dhe Demi kanë qenë gjithnjë të shigjetuar nga opozita për përfshirje, sipas tyre, në afera të ndryshme të paligjshme. Interesante do ishte të mësonim se çfarë mund të kenë biseduar mes tyre.

PANORAMA PLUS