.

“Divat”, katër artistet më të dashura do jenë pjesë e projektit që nuk duhet humbur

Pak kohë më parë në një program televiziv, këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Dilo njoftoi se do të realizonte një koncert muzikor së bashku me disa kolege të tjera.
Në atë kohë Rovena nuk preferoi të jepte shumë detaje, por me kohën gjërat u bënë më të qarta. Irma Libohova zbuloi në një intervistë për programin “Lart e Poshtë” se pjesë e këtij projekti do të jetë edhe ajo.

Ndërkohë sot, “RevistaWho.Com” zbulon emrat e dy artisteve të tjera që do të jenë pjesë e këtij projekti. Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima, janë dy emrat që do të plotësojnë katërshen fantastike. Artistet do të vijnë në recitalin “Divat” me hitet e tyre më të dashura. Ky koncert do të jetë i nivelit të lartë, sepse përveç zërit unikal të katër artisteve, organizimi i është besuar ‘Connext’ dhe Shoqatës ‘Ura’, që më parë kanë organizuar koncertet e “Tre Musketierëve” dhe Alban Skënderaj.

Por ky koncert do të jetë shumë dimensional për sa i përket anës artistike, sepse në të përveç muzikës do të jetë i përfshirë edhe baleti. Shqipëria në të vërtetë është një vend i vogël por me shumë fat, sepse këta artistë të shquar janë ata që i rrisin vlerat vendit tonë.