.

Zjarr në një banesë në Durrës, plagosen burrë e grua dhe zjarrëfikësi (foto)

Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërkohë si pasojë e zjarrit kanë mbetur të lënduar dy të moshuar që jetonin aty dhe një punonjës i zjarrëfikëses.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17, tek pallatet sociale në Durrës.

Dy të moshuarit që ndodheshin në banesë në momentin e zjarrit janë, Gëzim dhe Mynyre Tafruci. Zjarri është pikasur nga fqinjët të cilët kanë njoftuar repartin e zjarrfikësve.  Gjatë ndërhyrjes ka mbetur i lënduar edhe një punonjës i zjarrëfikëses.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por policia dyshon që ka qenë një cigare  e lënë ndezur nga  i moshuari.


Array
(
    [ids] => 25405,25406
    [src] => Array
        (
        )

)