.

Vrau me sëpatë kushëririn, dalin pamjet e arrestimit të 40-vjeçarit nga Vlora

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga arrestimi i 40-vjeçarit nga Gumenica e Vlorës që vrau me sëpatë kushëririn e tij.
Burime zyrtare nga policia thanë se autor i krimit është Dilaver Veshaj, ndërsa viktimë është shtetasit A.Veshaj.

Selenicë, VlorëVret me sëpatë të afërmin e tij, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes.Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit :D.V, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori D. V, e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 17 mars 2018