.

Video/ Përplas kalimtarin dhe largohet, kur e kap policia…

Vetëm gjatë natës së mbrëmshme kanë rënë në prangat e policisë 5 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Një prej tyre, 63 vjeç, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, ka aksidentuar një të ri 29-vjeçare. Duke mos mjaftuar kjo ai pas aksidentimit është larguar nga vendngjarja, pa i dhënë 29-vjeçarit ndihmën e duhur.

Në njoftimin e saj zyrtar policia ka bërë me dije se “Shtetasi me iniciale M.M vjec 63 duke drejtuar mjetin e tij ne nje rruge Interurbane dytesore aksidentoi nje kembesor te moshes 29 vjec, largohet nga vendi i aksidentit pa i dhene ndihme te plagosurit”.

Policia u vu pas tij dhe arriti ta ndalojë bashkë me mjetin që kishte shkaktuar aksidentin.

“Ai u verifikua nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.59 mg/l.”- njofton policia.

Njoftimi i plotë: 

1 i arrestuar pa leje drejtimi.

13 Leje Drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara.

12 Leje Drejtimi te pezulluara nen ndikimin e alkolit.

5 masa administrative per gara ne shpejtesi

Keto jane rezultatet e kontrolleve me Drager e Radar deri ne keto momente.

Ndonese pikat e kontrollit te Policise Rrugore te Tiranes jane prezent ne te gjithe qytetin dhe jashte tij, duke ushtruar kontroll çdo fundjave, akoma vazhdon te jete shqetesues fenomeni i vetebesimit te tepruar qe manifestojne drejtuesit e mjeteve rrugore edhe kur konstatohen nen efektin e alkolit ne nivele si 0.97 mg/l, 0.83 mg/l, 0.77 mg/l, 0.59 mg/l etj

Shtetasi me iniciale E.K vjec 28 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.75 mg/l testi i dyte 0.77 mg/l

Shtetasi me iniciale O.H vjeç 39 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen, testi i pare 0.65 mg/l, testi i dyte 0.71 mg/l

Shtetasi me iniciale M.M vjec 63 duke drejtuar mjetin e tij ne nje rruge Interurbane dytesore aksidentoi nje kembesor te moshes 29 vjec, largohet nga vendi i aksidentit pa i dhene ndihme te plagosurit dhe pasi identifikohet e kapet nga Policia Rrugore bashke me mjetin qe kishte shkaktuar aksidentin, verifikohet nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.59 mg/l.

Shtetasi me inicialet K.N vjec 18 u konstatua duke drejtuar motomjet i papajisur me leje drejtimi.

Shtetasi me inicialet R.M vjec 56 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit testi i pare 0.83 mg/l testi i dyte 0.97 mg/l

Shtetasi me inicialet A.R vjec 22 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.51 mg/l testi i dyte 0.53 mg/l.

Policia Rrugore do vijoje kontrollet intensivisht e sistematikisht cdo dite te javes e ne fundjave me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.