.

Tensionet mes dy vendeve arrijnë ‘kulmin’, Putin hakmerret ndaj Britanisë

Vrasja e ish-agjentit rus, Sergei Skripal ka acaruar marrëdheniet mes Rusisë dhe Britanisë, dy vende të cilat kanë vendosur ti tregojnë dhëmbët njëra-tjetrës.

Pas ultimatumit të Mbretërisë së Bashkuar së do të dëbojë 23 diplomatët rus nga Britania, Rusia ka vendosur të hakmerret.

Rusia ka dalë me vendim të prerë, ku në një njoftim të Moskës zyrtare është bërë me dije “23 diplomatë britanikë duhet të largohen nga vendi brenda një jave”.

Gjithashtu Moska zyrtare me anë të Ministrisë Jashtme tha se do të mbyllte edhe Këshillin Britanik në Rusi dhe rezervoi të drejtën për të marrë masa të mëtejshme kundër Britanisë në rast të “hapave të mëtejshëm” nga Londra.

“Do të dëbohen 23 diplomatë britanikë nga vendi në hakmarrje për dëbimin e 23 rusëve pas ultimatumit te Londrës, e cila akuzon Kremlinin për helmimin e ish-agjentit rus dhe vajzës së tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme Ruse.