.

Tensione në kulm/ Rusia i dha 1 javë kohë, Britania tregon dhëmbët: Nuk tolerojmë kërcënime, jemi të fuqishëm…

Pas dëbimit të 23 diplomatëve rus nga Britania, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Rusisë, e cila lajmëroi largimin e 23 diplomatëve anglezë nga Rusia.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Britania do të konsiderojë hapa të mëtejmë në ditët në vazhdim, pasi Rusia ka thënë se do të dëbojë 23 diplomatë britanikë.

Ne nuk do të tolerojmë kërcënime mbi jetën e qytetarëve britanikë dhe të tjerëve në tokën britanike nga qeveria ruse. Ne jemi siguruar nga mbështetja e fuqishme që kemi marrë nga miqtë dhe aleatët tanë në mbarë botën”, ka thënë sot May, raporton Rel.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Londra akuzon Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në Britani.

Rusia ka njoftuar se do të dëbojë diplomatët britanikë pasi Britania ka urdhëruar dëbimin e 23 diplomatëve rusë, si pjesë e masave ndëshkuese ndaj Rusisë për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Moska ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e ish-spiunit rus.