.

Skandali me pronat në Lezhë, policia nis aksionin për kapjen e 11 personave të tjerë

Policia e Shtetit ka ndërrmarë mëngjesin e sotëm një operacion për kapjen e 11 personave
të cilët ‘përfituan’ nga skema e abuzimit me tjetërsimin e pronave në ‘Ranën e Hedhun’.
Aksioni është shtrirë në disa qytete të vendit si Lezha, Kukësi, Dibra dhe Shkodra transmeton Balkanëeb.
Kujtojmë se ditën e djeshme u lëshuan 23 urdhër-arreste, ndërsa u arrestuan 12 persona, mes tyre kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, nënkryetari Enver Hafizaj.
TE ARRESTUAR
1. Fran Frrokaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok Ndoka, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.
Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret:

1. Gjelina Baca, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

2. Juxhina Mema, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

3. Marte Gjergji, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

4. Frrok Frroku, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

5. Luigj Paloka, ka falsifikuar aktet.