.

I rrëmbejnë të dashurën, por përfiton 2.5 mln dollarë shpërblim

Një çift amerikan, i akuzuar gabimisht për “sajim të rrëmbimit të personit”, ka marrë nga gjykata një dëmshpërblim prej 2,5 milionë dollarësh.

Denise Huskins dhe Aaron Quinn, të dy 32-vjeçarë, nuk janë mjaftuar me kërkesën për falje nga policia.

Ngjarja ka nisur në vitin 2015 kur Denise Huskins u rrëmbye prej një njeriu të maskuar nga shtëpia ku jetonte me të dashurin e saj, Aaron Quinn, në qytetin Vallejo në Kaliforni.

Vajza u gjet pas dy ditësh mbi 300 kilometra larg vendbanimit, në Huntington Beach, në jug të Los Anxhelosit.

Për lirimin e saj nuk u pagua shpërblim dhe policia akuzoi çiftin se kishin mashtruar duke sajuar rrëmbimin për përfitim.

Ngjarja bëri bujë por gjashtë muaj më pas, një ish-avokat që kishte shërbyer si marins në Luftën e Gjirit, u arrestua pasi kreu një krim të ngjashëm. Mattheë Muller u dënua në vitin 2017 me 40 vjet burg.

Policia deri në atë moment nuk i kishte besuar djaloshit Quinn që kërkonte zbardhjen e rrëmbimit të të dashurës së tij, një rast që bëri bujë në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe u bë temë e filmit “Gone girl”.

Policia më pas kërkoi falje, por çifti hodhi në gjyq bashkinë e qytetit dhe dy oficerë të policisë për shpifje, të cilat u kishin shkaktuar shqetësim të madh emocional.

Huskins Quinn, janë kanë planifikuar të martohen në shtatorin e ardhshëm.(AFP)