.

Robert Aliaj do të ketë emisionin e tij!

Robert Aliaj e kemi njohur nga pjesëmarrja si anëtar jurie në emisione të ndryshme, por të tjerë e njohin që prej kohës kur këndonte dhe kur mori famë nga kënga ‘Dashuria’ në 1987.

Ai është një nga ata personazhe që ka arritur të fitojë vëmendjen e publikut me karakterin e tij të veçantë. Mbrëmjen e djeshme u zbulua se bashkëpunimi i Robertit me televizionin Klan do vazhdojë.

Gjatë emisionit ‘Zonë e lirë’ në Klan, Arian Çani ka njoftuar publikun se një program i ri do nisë shumë shpejt dhe moderator do të jetë Robert Aliaj. Nuk u dha asnjë detaj mbi përmbajtjen e tij, por gjithsesi që tani ky program e fitoi vëmendjen e publikut./revsitawho.com