.

Rama nuk i ndahet Bashës/ Balla thirrje prokurorisë: Kryetari i PD-së të ndiqet penalisht

Mesa duket kreu i qeverisë, Edi Rama ka vendosur të mos i ndahet akuzave për kryeopozitarin, Lulzim Basha.

Lobimi rus i PD-së është një çështje që ka ndezur diskutime të shumta në skenën politike shqiptare.

Paraditen e sotme ka qenë kreu i grupit paralmentar të PS-së, Taulant Balla, i cili në një konferencë për mediat i ka drejtuar një thirrje prokurorisë, thirrje që konsiston në nisjen e hetimeve për kreun e PD-së Lulzim Basha, hetime që lidhen me aferën korruptive, të finacimeve me para të pista.

Lulzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re”. Burimet e errëta të atij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm” – tha kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.