.

“Qenia me vulgare”/ Nano ndryshon mendim për Bejlerin: S’kam punë me të, i kërkoj ndjesë

Duket se Mustafa Nano është konfuz përsa i përket Ilda Bejlerit. Pas kritikave për veshjen e saj dhe të Bora Zemanit në emisionin ‘Provokacija’ dhe pasi e cilësoi Bejlerin si ‘qenia me vulgare në këto dekadat e fundit’ në emsionin “Zonë e Lirë”, Nano i kërkoi Bejlerit falje publike.

Gjatë emisionit të mbrëmshëm në “Zonë e Lirë”, ndër të tjera sqaroi se nuk e kishte personale me Ildën, por me fenomenin e veshjes në ekran.

Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet”, tha Nano.