.

Pamje nga megaoperacioni policor/ Ja si u prangosën 39 shqiptarët (video)

Pamjet e megaoperacionit policor që çoi në pranga 39 persona si pjesë e 7 bandave kriminale të trafikut të shqiptarëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë.

Pas publikimit të emrave të 39 të arrestuarve, janë publikuar edhe pamjet e momentit të arrestimit tyre.

“Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë”- ka njoftuar kreu i Policise se Shtetit.

Të arrestuar:
1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

  1. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
  2. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
  3. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
  4. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
  5. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
  6. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
  7. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
  8. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
  9. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
  10. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
  11. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
    13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
  12. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
  13. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
  14. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
  15. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
  16. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
  17. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
  18. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
  19. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
  20. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
  21. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
  22. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
  23. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
  24. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
  25. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
  26. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
  27. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
  28. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
  29. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
  30. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
  31. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
  32. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
  33. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë:
• Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

  • Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
  • Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
  • Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.