.

Me një pasuri prej 780 milion £, këngëtari udhëton me tren në klasin e dytë

Nuk e dimë nëse po kursen apo do të jape një shembull të mirë për të gjithë ata që kanë shumë para apo kujton të shkuarën e tij, por këngëtari legjendar duket se edhe pse është shumë i pasur, i pëlqen të udhëtoje me tren.

Sir PaulMcCartney kësaj radhe nuk ka udhëtuar me makinën e tij por me tren dhe madje në klasin e dytë, pranë udhëtarëve të zakonshëm. I veshur me një këmishë të bardhë, me xhinse dhe xhup jeshil, legjenda e Beatles duket se e ka shijuar udhëtimin, pa i bërë përshtypje se shumë njerëz po e shikonin.

Një nga udhëtarët tregoi për DailyMail se gjatë bisedës në telefon që McCartney po bënte me një mikun e tij tha vetëm: Tani jam në tren.

“Unë po e shikoja dhe mendova menjëherë: ‘Ky është Paul McCartney! Nuk mund ta besoja se ai po udhëtonte në klasin e dytë me mua. Ai nuk tha asgjë tjetër në telefon pasi e dinte që do të tërhiqte vëmendjen e udhëtarëve të tjerë”, tregoi ai.