.

Mister/ Vritet biznesmeni rus në Londër, njihej si armik i Vladimir Putin

Pas vrasjes së ish-agjentit rus në Britani, Sergei Skripal, një tjetër rus është gjetur i vrarë në territorin britanik.

Këtë herë i vdekur është gjetur biznesmeni rus, Nikolai Glushkov, i cili njihet si kritik i ashpër i Putin.

Glushkov u gjet i vrarë në tualetin e apartamentit të tij në Lonfdër, ndërkohë që kjo ngjarje po hetohet si vrasje nga policia e Mbretërisë së Bashkuar.

Në momentin kur e kanë gjetur të vrarë, biznesmeni rus në arrati mbante në qafë një shall. Policia thotë se Glushkov vdiq nga “goditja në qafë”.

Sipas policisë, në këtë fazë të hetimeve nuk ka prova që lidhin vdekjen me incidentet në Salisbury.

Glushkov, 68 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në jug të Londrës të hënën e kaluar.

Vdekja erdhi një javë pasi ish- spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia mbetën të sëmurë rëndë nga një helmim i agjentëve nervor në qytetin Salisbury.

Detektivët janë duke analizuar me hollësi çdo informacion që do të ndihmojë hetimin.

Ata thonë se hetuesit e antiterrorizmit po udhëheqin rastin “për shkak të shoqatave që Glushkov besohet të ketë pasur”.

Glushkov ka qenë ish-zëvendës drejtor i linjës ajrore ruse Aeroflot.

Ai u burgos në vitin 1999 për pesë vjet pasi u akuzua për pastrim parash dhe mashtrim.

Glushkov ishte një bashkëpunëtor i Boris Berezovskit, një oligarku rus dhe kritik i Kremlinit, i cili vdiq në rrethana të diskutueshme në vitin 2013.