.

Mega aksion për shkatërrimin e një bande kriminale në Lezhë, 40 urdhër-arreste

Pas skandalit të pronave në Lezhë, Policia e Shtetit ka ndërmarrë sërish një tjetër aksion për këtë qark.
Bëhet fjalë për një mega aksion për shkatërrimin e një organizate kriminale, që mendohet se është i shtrirë në disa qytete të vendit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘Balkanëeb’ se organizata kriminale, ku shtrirjen më të madhe e ka në Lezhë, është një rrjet i strukturuar njerëzit që çonte emigrantë klandestinë në SHBA dhe Kanada, ndërsa nga prokuroria la kërkuar 40 fletë arreste.

Mësohet se janë angazhuar thuajse te gjithë strukturat e Policisë se Shtetit dhe se në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetëra persona. Mes të ndaluarve, rreth 40, mësohet se ka dhe zyrtarë. Operacioni ende në zhvillim ndërsa mendohet se pjesë e kësaj skeme janë më shumë se 60 persona.