.

LSI lum akuzash kryeministrit/ ‘Të varfërit goditen, Rama rri e vështron, lum ai”

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një statusi në facebook, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se Rama po godet të varfërit.

Teksa i referohet raportit të BB, i cili thotë se ‘reforma e energjisë elektrike dëmtoi të varfërit”, Vasili akuzon Ramën se rri e vështron përballë kësaj situate.

Postimi i Vasilit:

Banka boterore thote qe Reforma e energjise elektrike demtoi te varferit dhe kryeministri rri e veshtron.

Ja cfare thote Banka Boterore:
“Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara si dhe pesha e buxhetit që këto familje paguajnë për energjinë është më e madhe se familjet e tjera, respektivisht 7 për qind,” thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Te varferit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria.
Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijera te varferve nga qeveria.
Minimumi biologjik thene thjesht fare minimumi i ushqimit ditor per mijera shqiptare nuk sigurohet nga qeveria.
Nuk ulet TVSH e artikujve te shportes thene thjesht ushqimeve baze per mbijetese,por eshte kater here me e larte se vendet me te fuqishme e te pasur te Europes.
Te varferit dhe shtresat ne nevoje po perballen me mbijetesen dramatike te pamundur dhe kryeministri rri e veshtron. Lum ai…