.

Kotizas vendoset në shënjestër/ I dërgojnë zarfin me plumba në zyrë, përveç fishekut kishte edhe një…

Një tjetër mesazh kërcënues ka mbërritur në adresën e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias. Mediat greke shkruajnë se një zarf me plumb brenda është dërguar në adresën e tij, ku duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që ministry grek kërcënohet.

Sipas burimeve të gazetës greke ‘Ta Nea’ bëhet me dije se brenda zarfit ndodhej një fishek dhe një letër, por përmbajtja e saj ende nuk është zbuluar.

Sipas ‘Ta Nea’, zarfi është dërguar nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që zarfi është transferuar në Laboratorët e Shërbimeve Penale për të nisur hetimet.