.

Kishte fshehur kokainën në clubi-n e tij, kush ishte shqiptari i arrestuar në Itali(Emri)

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar dhe gruan e tij pasi kishin kthyer clubi-n e tyre në bazë të shpërndarjes së kokainës.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin shqiptar Indrit Kadrimi dhe gruan e tij 45-vjeçarja Barbara Longo.
“Ansa” shkruan se gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shqiptarit në Savona, u gjetën 40 gr kokainë si dhe 10 gr hashash, të cilat ishin përgatitur për t’u shitur.
Sakaq, në cilësinë e provës materiale u gjetën edhe materiali për paketimin e drogës si dhe një shumë të madhe parash. Sakaq, shqiptari ndodhet në burgun e Genovas në pritje të masës së sigurisë, ndërsa gruaja e tij është lënë në ‘arrest shtëpiak’.