.

Heqja e 20 shkurtit/Alizoti: Është simbol i shpresës. Nuk e di çfarë përfaqësojnë këta deputetë që …

Nisma e disa deputetëve në Partinë Demokratike për heqjen e “20 shkurtit” ditës së rënies si ditë e përkujtimit të krimeve komunizmit është kritikuar mjaft.

Një ndër kritikuesit e kësaj nisme është një nga zyrtarët e kësaj force politike Tomorr Alizoti.

alizoti1

Alizoti nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” shkruan se këta deputetë nuk kanë asnjë të drejtë të ndërmarrin nisma të tilla, pasi nuk përfaqësojnë asgjë.

Po ashtu sipas tij, 20 shkurti përfaqëson një akt të madh kundër një regjimi gjakatar si ai i Enver Hoxhës, dhe rrëzimi i bustit të tij është simboli i shpresës së madhe që u ngjall tek të përndjekurit e komunizmit.

Postimi i plotë:

Nje grup deputetesh te PD-se kane kerkuar ndryshimin e dates se perkujtimit te persekucionit komunist duke hequr 20 shkurtin dhe zevendesimin e saj me 26 shkurtin. Cilet jane dhe cfare perfaqesojne keta deputete qe duan te ndryshojne nje simbolike qe e kane vendosur qindra mijera qytetare te Tiranes qe rrezuan shtatoren e kriminelit Enver Hoxha ne 20 shkurt? Nuk arrij dot te kuptoj nga e marrin kete te drejte disa individe, deputete, te cenojne nje date kaq madheshtore! 20 shkurti nuk iu perket deputeteve dhe as parlamentit. Ai simbolizon nje akt te madh kunder nje regjimi gjakatar. Ai eshte simbol i shpreses se madhe qe u ngjall ate dite, shpreses se krimi dhe vrasjet politike, kampet e perqendrimit moren fund.