.

Flet hoxha ku u rrëfye nusja vrasëse: Nuk e besova që kishte vrarë vjehrrën, mendova se Marjana…

Ngjarja e rëndë ku nusja helmoi vjehrrën me fostoksinë dhe më pas e mbyti me duar ka tronditur mbarë opinionin publik.

Detajet të reja janë zbuluar nga dosja hetimore për vrasjen e Lirie Lamit nga nusja e shtëpisë, Marjana Cmeta.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ditën e djeshme është zhvilluar seanca për tre të arrestuarit, për të cilët u vendos masa e sigurisë, ‘arrest me burg’.

Nusja që vrau vjehrrën nuk ka pranuar të flasë në gjykatë, ndërkohë të heshtur kanë qëndruar edhe dy të arrestuarit e tjerë, bashkëshorti i viktimës dhe miku i afërt i tyre.

I vetmi që ka vendosur të flasë ka qenë hoxha Hysen Shehu, i cili ka dhënë arsyet e tij se pse nuk kishte denoncuar rrëfimin e nuses 21-vjeçare.

Ai ka thënë se nuk ia lejonte feja që të bënte kallëzime për rrëfimet e besimtarëve. Gjithashtu, ai tha se në fillim ka menduar se Marjana Cmeta kishte çrregullime mendore dhe se nuk ka besuar se Lirie Lami është vrarë prej saj.