.

Doli nga ndihma ekonomike dhe filloi punë të fabrika hudhrave/ “Ku dilnin, as një thes miell s’merrja dot”

Ashtu sikurse çdo ditë edhe sot kryeministri Rama ka uruar ‘Mirëmëngjesi’ për të gjithë ndjekësit e tij në facebook.

Sot Rama ka zgjedhur ta nisë ditën me një video ku jepet një tjetër shembull, se si ata që dalin nga skema ekonomike përfitojnë një mundësi më të mirë duke u futur në punë.

Këtë herë, Rama ka sjellë shembullin e Drita Domit, e cila pas dy vitesh me ndihmë ekonomike 48 mijë lekë ka hyrë në punë në një fabrike hudhrash.

Drita Domi quhem, merrja ndihme ekonomike 48 mije leke, ku dilnin ato, as një thes miell nuk merrje dot. Zyra e punës më ndihmoi, hyra në punë në këtë fabrikë hudhrash, 9 mijë lekë dita, mirë më duket, tani punë pa lodhje nuk ka”- thotë ajo.

Mesazhi i Ramës:

“MIRËMËNGJES  ?dhe me thjeshtësinë e kësaj gruaje që e shpjegon më mire se kushdo ndryshimin mes ndihmës ekonomike dhe punësimit, ju uroj një fundjavë të qetë ?”- shkruan Rama.

Drita Domi

“48 mijë merrja unë, ku dilinin, as me një thes miell,

Punë pa lodhje ska kërrkund, 9 mijë lekë dita mirë nuk më duket keq”.