.

Deputetët përplasen në Kuvend/ Pamje nga përleshja, ja kush ishin të përfshirë

Gjatë seancës plenare ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës, pati një përplasje fizike dhe verbale mes deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përleshja mes tyre erdhi pas diskutimeve gjatë seancës plenare për Astrit Dërhemin.

Ka mjaftuar që ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha t’i quajë pro-rusë që deputetët e LVV të ngrihen në këmbë dhe të nisin një përplasje fizike dhe verbale.

Përplasja e duarve nëpër tavolina pamundësuan ministren nga radhët e PDK-së që të vazhdojë fjalimin.

Ndërkaq, pas zhurmës së krijuar në sallë, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti propozoi për pesë minuta pauzë. Mirëpo, kjo e irritoi jashtë mase shefin e grupit parlamentar, Memli Krasniqin. Ky i fundit me tonë të lartë iu drejtua Halitit që seanca mos të ndalet.

Ndërsa, kjo e irritoi jashtë mase deputetin e LVV-së, Liburn Aliu i cili pati fjalosje me të. E, tek pastaj nisi përplasja verbale e fizike ndërmjet kolegëve të PDK-së dhe VV-së.


Array
(
    [ids] => 25253,25254,25255,25256,25257,25258,25259,25260,25261,25262,25263,25264,25265,25266,25267
    [src] => Array
        (
        )

)