.

Denoncimi/ Drejtori i shpallur në kërkim vazhdon të firmosë në bordero ndonëse në arrati

Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në ‘Facebook’ denoncimin e një qytetari dixhital i cili thotë se Dash Mehmeti i cili tashmë është drejtor i infrastrukturës dhe hekurudhave për Shqipërinë, ndonëse i shpallur në kërkim, vazhdon dhe firmosë si drejtor.
Mehmeti është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për ndërtim pa leje në lagjen 13 pranë pistës së vogël Iliria në këtë qytet.