.

Deklarata e fortë e gazetarit të njohur: Shumë shpejt zyrtarë të lartë në pranga, janë mbi 50 urdhër arreste

Arrestimet e djeshme për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare në Lezhë bëri bujë, pasi në pranga ranë zyrtarë të lartë, duke nisur që nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Pas këtyre arrestimeve të bujshme, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit investigative, Artan Hoxha, i cili teksa ishte i ftuar në “Java” në RTSH deklaroi se janë mbi 50 urdhër arreste të lëshuara, ku mes tyre figurojnë edhe emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë.

“Janë mbi 50 urdhër arreste të firmosur nga gjykata për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë në zonën bregdetare në jug të Shqipërisë që priten të ekzekutohen neser ( sot)”.- tha ai.

Drejtori i Aluiznit, Artan Lame, e cilësoi situatën e tjetërsimit të pronave “pasojë e zgjidhjeve të përkohshme të cilat u bënë zgjidhje të përjetshme duke lënë shtigje dhe duke joshur funksionarë të ndryshëm për përfitime të paligjshme”

Sipas Lames “arrestimet e fundit në Spille dhe Lezhë tregojnë dështimin e shtetit shqiptar. Nëse ky operacion do të kishte filluar më pare, pasojat sociale dhe ekonomike do ishin më të vogla.

Ligji 7501 duhet ta kishte përmbyllur misionin e tij në vitin 1995, ndërsa Republika e Shiqpërisë ka vijuar me këtë ligj për token deri në vitin 2017, një absurditet, duke krijuar shtigje të cilat e kanë rënduar gjithnjë e më shumë çështjen e pronës në Shqipëri, veçanërisht në zonën bregdetare”.