.

Deklarata e fortë e Bashës për çështjen ‘Tahiri’/ Publikon emrat dhe paralajmëron: Nuk ka drejtësi, nëse…

Kryedemokrati, Lulzim Basha pasi ka dalë nga mbledhja me anëtarët demokratë të Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri, ka bërë një deklaratë të fortë para mediave.

Sipas tij kohët e fundit po ushtrohet një presion i fuqishëm politik për mbylljen e dosjes ‘Tahiri’.

Basha tha para mediave se Partia Demokratike do të kërkojë të hënën llogari për këtë çështje.

“Si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush në qeveri nuk reagoi. Pse nuk u vu para përgjegjësi Tahiri, pse vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje. Paralalisht me punën e komisionit prokuroria duhet të hetojë lidhjen Habilaj-Tahiri dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë, në mënyrë të paanshme. Ka një presion shumë të madh politik për të mbyllur cështjen Tahiri. Por nuk mund të ketë drejtësi nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh në akuzë për vepra të rënda penale nuk do dalin para drejtësisë”- tha Basha.