.

Arrestimi i Frrokajt/Basha me strukturat e PD në Lezhë, jep mesazhin e fortë

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me strukturat e selisë blu në Lezhë.Kjo lëvizje e tij vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj për abuzimin me pronat te “Rana e Hedhun”.
Pas pak takimit lideri u shpreh se shpreson që kryebashkiaku Frrokaj të jetë i pafajshëm dhe se PD kërkon hetim të paanshëm, jopolitik dhe profesional. “PD kërkon zbatimin e standardit se të gjithë duhet të jenë të barabarte para ligjit. Është e rëndësishme që të mos këtë drejtësi selektive, në funksion te një axhendë politike të caktuar”, tha Basha.
Pak pas takimit Basha shkoi edhe në protestën e simpatizantëve dhe familjarëve të Frrokajt, para policisë së Lezhës.