.

Arrestimet në Lezhë/Reagon ish ministri i Drejtësisë: Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti

Pas arrestimeve të ditës së djeshme të zyrtarëve të Bashkisë së Lezhës, ka reaguar me anë të një postimi në Tëitter ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Sipas Manjanit mënyra sesi pushteti po i bën këto aksione në mënyrë publike, të realizuara nga një polici politike, nuk mund të jenë kurrë të ligjshme edhe nëse bazohen në shkelje të vërteta të ligjit. Gjithashtu ish-ministri analizon, se e gjithë kjo valë arrestimesh po kryhet nga pushteti dhe jo nga shteti.