.

‘Apokalipsi’ në Vlorë/Ndërron jetë në spital 67-vjeçari, e zuri poshtë vetrata e xhamit

Era e fortë në qytetin e Vlorës, po shkakton jo vetëm dëme materiale por edhe njerëzore.Një 67 vjecar ka ndërruar jetë në spital pak minuta më parë pasi e zuri poshtë vetrata e xhamit e cila ra nga lartësia per shkak te erës.

Mësohet se shtetasi Ramadan Kaçi, 67 vjeç, nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

Njoftimi per ngjarjen

Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen ” 28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Vlorë.

Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.