.

‘Apokalips’ në Vlorë, vetrata e xhamit shkëputet nga pallati, i bie në kokë të moshuarit.Apeli i Bashkisë

Era e fortë në qytetin bregdetar ka rrezikuar jetën e një të moshuari në Vlorë.Një vetratë xhami është shkëputur nga një pallat dhe ka plagosur 67-vjeçarin. Incidenti ndodhi rreth orës 12:50 në lagjen ’28 Nëntori’, në afërsi të Kishës Ortodokse dhe ka plagosur shtetasin R.K.Fatmirësisht ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi

Më datë 17.03.2018, rreth orës 12:50, në lagjen ” 28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, si pasojë e erës së fortë ka rënë një vetratë xhami e cila ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin R.K., 67 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Policia gjen rastin tu bëj thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike.

Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.

Apeli i bashkise

Sipas meteorologëve parshikohen shira dhe erëra të forta Të gjithë punonjësit e Bashkise Vlorë janë në gadishmëri të plotë

Ju lutemi merrni masat për të shmangur levizjet afer pemeve, afer shtyllave te tensionit si dhe parkimin ne zonat e rrezikshme. ⚠ Te kufizohen ne maksimun levizjet ne rruge per shkak te ererave shum te forta.