.

Angelina Jolie harron Brad Pittin, shihet në krahët e kolegut të saj

Ndonëse aktorja e njohur Angelina Jolie e përjetoi keq ndarjen nga bashkëshorti i saj Brad Pitt, kohëve të fundit duket se e ka marrë veten.
Pas ndarjes ajo deklaroi se do të mundohej të shijonte ditët si shtëpiake dhe do të kujdesej për fëmijët e saj.Por këto ditë kanë marrë fund shkruan Radar Online duke thënë se Jolie është në një marrëdhënie me kolegun e saj Garrett Hedlund.

ANGELINA JOLIE and Garrett Hedlund

Ata janë njohur në vitin 2014, gjatë xhirimeve të filmit “Unbroken”, por në atë kohë ajo ishte e martuar me Brad Pitt. Hedlund është i njohur për rolin protagonist në filmin “On the road”, por si për ironi 33-vjeçari për herë të parë është shfaqur në kinema pranë Brad Pitt.
Mesa duket Jolie është gati për një romancë të re dhe është duke shijuar vëmendjen e tij.