.

Adelina Ismaili shpërthen në lot gjatë emisionit: Jam e bllokuar, mezi po pres të iki

Këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët, Adelina Ismaili ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Lemza”, ku në fund të intervistës u emocionua shumë nga një surprizë.

Ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Val Krasniqi i cili i kishte dërguar një letër ku i shprehte dashurinë me fjalë të ndjera.

“Mund të them vetëm që kur kujtoj të kaluarën, mendja më pushtohet nga kujtime të bukura, të qeshura, shumë gëzime, pikëllime, pak hidhërime por sidomos me kujtime që në asnjë mënyrë nuk do doja të mos i përjetoja. Në këto 10 vite të kam pasur të dashur, shoqe, mikeshë, grua. Kemi ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat, jemi përballur me shumë sfida dhe në fund ia kemi dalë mbanë”, shkruante ndër të tjera në letër Vali.

Adelina u emocionua shumë dhe u përlot. “Ta kisha ditur se ma gjen pikën e dobët nuk kisha ardhur. Tani jam totalisht e bllokuar dhe mezi po pres të iki të pijë një çaj për t’u qetësuar. Në qershor bëjmë 10 vjet bashkë. Unë i kam fsheh këto gjëra gjithmonë, por ai i zbuloi me një letër”, u shpreh këngëtarja.

PANORAMA PLUS