.

Vasili:Të vazhdojë hetimi i koncensioneve.Po rritet borxhi publik

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i grupit parlamentar për LSI-në, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin për situatën ekonomike në të cilën ndodhet momentalisht vendi.

Vasili thotë që heqja e ndihmës ekonomike është jo një ndihmë jetikë, por ndihmë biologjike për bukën e gojës.

“Ky shtet i Edi Ramës. gafa të rrënuara të skemës ekonomike, sistem i shthurur. Paketa që qeveria ofroi apo ndihma ekonomike nuk ofron jo minimumin jetik por as minimumin biologjik. Shqipëria e këtij kryeministri nuk lufton dot as varfërinë. Të heqë koncesionet, të ndihmojë për mbijetesën nga uria. Nga dje është fare qartë se shqiptarët janë pa një drejtim shtetëror. Ka vetëm një objektiv, të shpërdorojë për palma të thara, dhe sheshe jo frytdhënëse. Për faj të mazhorancës ofron një alternativë për të shpëtuar reformën. Dje u vendos një standard i ri që reforma u vendos pa aprovimin e atyre që formuan ligjin. Kriminalizim i ekonomisë, dhe vetting i koncensioneve. Ka pasur në zyrën e prokurorisë hetim për çështjen e koncensioneve. Prokurorja Marku tha që ka gjetur dosje të vjetra dhe nuk i ka penguar të hetohen, jam plotësisht dakord me të dhe e mbështes që të vazhdojë hetimi i koncensioneve.” është shprehur Vasili.

Ai ka hedhur poshtë zërat për një “mosdakordësi” mes PD-së dhe LSI-së, dhe ka shtuar se nga zhvillimet e djeshme në Kuvend, opozita ka qenë e sinkronizuar.

“Operacioni i fundit në Itali, bëri diferencën me operacionin e kokainës. Operacioni tregoi atë që duhej bërë në rastin e kokainës kolumbiane. Nuk ka dhe nuk do të ketë takim të tillë. Zhvillimet dje ne Kuvend, opozita 100% në sinkron.”-tha Vasili.