.

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, nis aksioni i FNSH për kapjen e 11 të kërkuarve

Skandali me tjetërsimin e pronave në Lezhë, konkretisht në zonën brehdetare të Lezhës çoi në arrestimin e kreut të Bashkisë, Fran Frrokaj, si edhe të 22 zyrtarëve të tjerë.

Ndërkohë në listën me 23 emra të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, 11 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Policia e Lezhës ka marrë edhe mbështetjen  e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, për të  ushtruar kontrolle gjatë natës. Kontrollet do të ushtrohen për të arrestuar 11 personat e shpallur në kërkim.

Të shpallurit në kërkim

Juxhina Mema Kadastra Bashki
Ardenis Haxhia Jurist ne bashki
Dilaver Neli
Eduart Leka ish arkivist komuna shengjin
Artan Djala, ish dr i hipotekes
Enkelejd Zefi
Bledar Cara jurist ne hipoteke
Marte Gjergji