.

A të eksitoi Ilda Bejleri kur e pe gjysmë të zhveshur?/ Përgjigjet Mustafa Nano: Nuk më eksiton nuditeti dhe më bezdis…

“Është qenia me vulgar e që kam parë dekadën e fundit”, kështu e ka cilësuar Mustafa Nano, Ilda Bejlerin teksa ishte i ftuar në emisonin ‘Zonë e Lirë”.

I pyetur nga moderator, Arian Çani nëse e eksiton lakuriqësia e Ilda Bejlerit, Nano është përgjigjur ashpër dhe duke ofenduar Bejlerin.

 -“Kur e pe Ildën gjysmë zhveshur në ekran atë ditë, u eksitove apo jo?”.

Mua nuk më eksiton mishi por finesa eleganca, pra gjëja në momentin e duhur. Mua më bezdis vulgariteti, veshja vulgare. Mua më pëlqen nuditeti por aty ku duhet dhe jep një mesazh të caktuar.

Më vjen turp që atë natë kam përmendur emrin e një vulgareje. Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit. Unë e gjykova në planin estetik, dhe e dyta që më shqetëson është një lloj hiperseksualizimi që po i bëhet hapësirës publike.

Unë kam qenë edhe në plazhe nudo, dhe nuk më bezdis mua nuditeti, përkundrazi ndihem mirë. Por në plazh nudo midis një vajze që ka veshur tanga dhe është pothuajse lakuriq dhe midis një vajze tjetër që është pak më e veshur, mua më pëlqen dhe më eksiton kjo e dyta.

Problemi është që deri ku do të shkojë kjo lakuriqësi?!”, u shpreh ai.