.

Shpërthim aksidental në Tiranë zbulon trafikun e minave për xhihadistët dhe…

Media italiane i ka dhënë hapësirë shpërthimit të ndodhur ditën e hënë në një dyqan celularësh ku mbeti i plagosur 34 vjeçari Gentian Hoxha.
Nisur nga ky shpërthim ku dyshohet se Hoxha montonte mina me celularë, është zbuluar dhe trafiku i minave për në Itali.
Shqipëria, nga dyqanet e “riparimit të celularëve bomba” tek xhihadistët (dhe Italinë)
Një shpërthim aksidental në Tiranë zbulon trafikun. Ndalohen kamionët e destinuar për klanet në Puglia”, kështu shkruan “Corriere.it”.


“Gentian Hoxha ka humbur të dyja duart, por është ende gjallë. Oficerët e policisë kanë rrethuer dhomën e spitalit ku ndodhet ai në Tiranë, duke pritur ta marrin në pyetje, por mbi të gjitha për të parandaluar atë që ekziston frika se mund të eliminohet për ta marrë “sekretin” në varr.

“Me sa duket 35-vjeçari, të martën në orën 9,50, mbylli derën në dyqanin e tij të riparimit të celularëve, u zhvendos në laboratorin e vogël dhe filloi të punojë me një telefon celular që shpërtheu gabimisht. Hoxha po përgatiste një celular – bombë.

Kamioni në kufi
Dyqani është dy blloqe larg nga ambasada amerikane në kryeqytetin shqiptar. Por, për të kuptuar këtë rast, që nuk është aspak një rast i izoluar, ne duhet ta zmadhojmë gjeografinë.

Të spostohemi, ndonëse jo shumë dhe të mbërrijmë në Puglia dhe në luftën e mafias (betjea e fundit më 9 gusht, katër të vrarë në Foggia).

Një muaj më parë ishte ndaluar një kamion në kufi me Malin e Zi. Të fshehura brenda tij ishin tre nga këto porosi me destinacion Italinë, pasi të kalonin detin. Mekanizimi në celularët bombë është i thjeshtë: gjysmë kilogramë tritol montohet në celular dhe pakoja vendoset poshtë makinës së objektivit. Duke telefonuar numrin e atij celulari aktivizohet një sensor që ndez bombën. Gjatë muajve të fundit nga Tirana deri në Jug në Vlorë, janë hapur qindra dyqane celularësh për riparimin e tyre. Disa nga pronarët janë direkt të lidhur me xhamitë. Mund të jetë thjesht rastësi, por investiguesit nuk besojnë: Ka një dyshim të fortë se bashkë me drejtimin e klanit puliez, qëndrojnë xhihadistët. Një lidhje që i konfirmon shqiptarët me këto ngjarje është ajo e masakrës së Nisës më 14 Korrik 2016, ku atentatori Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte kontaktuar pikërisht shqiptarët për të siguruar armët.

Kjo situatë ka gjithashtu një anë tjetër të medaljes po në Shqipëri, ku ish-policët e rinj të mbijetuar nga lufta civile dhe nga hakmarrja e skafistëve ja kanë dalë të rimarrin pozicione të larta. Janë 40-vjeçarë të rritur me mësimet e forcave italiane të rendit në atë kohë të dislokuar në Shqipëri; kanë mësuar teknika dhe hetime dhe aftësi analizuese si dhe janë shndërruar në ndërveprues shumë të mirë. Zbulimi dhe zhvillimi i kësaj fijeje investigative të telefonmave bombë e lind nga këta investigatorë. Për shembull në skuadrën e Vlorës drejtuar nga shefi i policisë Gentian Musabelliu dhe në Fier nga homologu Artur Selimaj, prej kohësh janë vënë në ndjekje të skafistëve që kanë investuar në hektarë plantacionesh. Rruga tradicionale mes Shqipërisë dhe Pulias është përdorur për ngarkesa të paligjshme. Mbi gomone dhe motoskafë janë fshehur edhe armë. Tashmë transportohen bomba.

Denoncimet e para

Blerja e armëve nga Shqipëria është një karaktëeristikë e zonës së Cerignolas. Por çi treegon për Corriere një burim i besueshëm, kjo armë e re, pra tritoli i montuar në celular tregon një rritje të nivelit, të strategjisë e së fundi edhe të veprimit.

Droga ka lënë llogari të hapura qoftë të brendshme, qoftë edhe mes shqiptarëve dhe italianëve. Bosi i Foggias Saverio Tuçi u vra në tetor në Amsterdam; ekzekutuesi është italian, por në listën e njerëzve të tjerë të përfshirë duhet të ketë edhe shqiptarë.

Pas nxehtësisë mediatike të gushtit në Puglia ka rënë qetësia. Ndërkohë në Foggia ka nisur një revolucion i vogël i pazakontë: «Janë bërë denoncimet e para të mundimshme nga sipërmarrësit e prekur nga klani mafioz. Tashmë është radha jonë të japim rezultate të menjëhreshme, përndryshe do të jetë e kotë », thuhet në shkrim/Opinion.al