.

Pronat në Lezhë/ Ja kush janë 3 emrat e botës së sportit të përfshirë në skandal (emrat)

Skandali me pronat në bregdetin e Lezhës ka çuar në arrestimin e kreut të Bashkisë Lezhë dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Një listë me 23 urdhër-arreste është lëshuar ditën e sotme nga gjykata. Vlen për tu theksuar fakti se mes tyre nuk ka vetëm emra të zyrtarëve të lartë, por edhe emra të botës së sportit.

Emri i parë nga bota e sportit që u bë publik ishte emri i mbrojtësit të ‘Vllaznisë’, Renato Malota, lojtar i superiors.

Ndaj Renato Malotës është lëshuar një urdhër arresti, pasi mësohet të ketë qenë pjesë e skemës së mashtrimit, kështu këtij të fundit i është hapur një telash, pasi mund të përfundojë pas hekurave, për mashtrim.

Malota u shpreh i habitur për përfshirjen e emrit të tij në listën me 23 persona. Lidhur me këtë çështje, Malota në një prononcim për ‘panorama sport’ tha se është i habitur që emri i tij është përfshirë në një skemë mashtrimi, teksa shumica e tyre tashmë janë arrestuar.

Tani që po flas me ju, po shkoj në stërvitje. Ky është një lapsus, nuk ka lidhje me emrin tin. Ndoshta janë ngatërruar ngaqë edhe unë kam biznesin tim aty. Janë futur shumë emra dhe unë jam gabimisht mes tyre. Duke qenë se kam edhe një lokal në pronësi aty, këtu ndoshta është bërë edhe ngatërresa. Jam i qetë, nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, – deklaroi Malota.

Ndërkohë emri i dytë nga bota e sportit që figuron në listën me 23 persona është presidenti i “Besëslidhjes” ekipit të këtij qyteti, Gjok Ndoka, i cili mban edhe postin kryetar i këshillit të qarkut të Lezhës, përfaqësues i PS. Ndoka është xhaxhai i Arben Ndokës, ish deputeti i PS.

Emri i tretë në listën me 23 persona është, Artan Daja, presidenti aktual i Shënkollit, i cili mbante postin e drejtorit të hipotekës. Daja akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka abuzuar me tokat në bregdetin e Lezhës.

Ndërkohë në prangat e policisë ka përfunduar edhe kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë. Zyrtarët e arrestuar vijnë nga rradhët e bashkisë, kadastrës dhe topografë, të cilët akuzohen për tjetërsim të pronave në bregdetin e Lezhës, kryesisht në zonën e “Ranës së Hedhun”.