.

Mustafa Nano ‘kërcënon’ Arjan Çanin: Nëse përmend Ildën do largohem nga emisioni, ajo është qenia më vulgare

Teksa ndodhet në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Mustafa Nano ka komentuar momologun  që bëri për Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin, monolog i cili ishte një ndër lajmet më të bujshme javën e kaluar.

Në studion e “Zonë e Lirë”, Mustafa Nano u gjend përballë pyetjeve të Arian Çanit për Ilda Bejlerin.

I pyetur nëse e eksiton lakuriqësia e Bejlerit, Nano nuk ngurroi të lëshonte disa ofeza ndaj saj.

“Më vjen turp që kam përmendur emrin e një vulgareje, Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit”, u shpreh ai.

Çani: “Kur e pe Ildën gjysmë zhveshur në ekran atë ditë, u eksitove apo jo?”.

Pjesë nga intervista:

Nano: Mua nuk më eksiton mishi por finesa eleganca, pra gjëja në momentin e duhur. Mua më bezdis vulgariteti, veshja vulgare. Mua më pëlqen nuditeti por aty ku duhet dhe jep një mesazh të caktuar.

Më vjen turp që atë natë kam përmendur emrin e një vuglareje. Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit. Unë e gjykova në planin estetik, dhe e dyta që më shqetëson është një lloj hiperseksualizimi që po i bëhet hapësirës publike.

Unë kam qenë edhe në plazhe nudo, dhe nuk më bezdis mua nuditeti, përkundrazi ndihem mirë. Por në plazh nudo midis një vajze që ka veshur tanga dhe është pothuajse lakuriq dhe midis një vajze tjetër që është pak më e veshur, mua më pëlqen dhe më eksiton kjo e dyta.

Problemi është që deri ku do të shkojë kjo lakuriqësi?!”.

Çani:Ti je dhe kundër femrave shumë të mbuluara dhe kundër atyre që janë të zhveshur, por ndërmjet kujt je ti Mustafa?

Nano:Midis një femre të mbuluar sepse ashtu ia kërkon feja, edhe midis një femre të zbuluar, më shumë më shqetëson ajo e mbuluara sepse ia imponojnë, kurse ajo e zhveshura e ka zgjedhje dhe dëshirë”.

Por kjo bisedë nuk i ka pëlqyer aspak Mustafa Nanos, i cili i ka kërkuar Çanit që të mos flasin për emra konkretë, port ë flasin vetëm për veshjen në television. Në të kundërt ka kërcënuar se do të largohet nga emisioni”.

“Duke e përdorur emrin po e banalizon. Mos më detyro të ik nga emisioni”, ju drejtua Nano, Çanit.