.

Lulzim Basha, takim me krerët e degëve të PD, ja paralajmërimi për Kuvendin Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi rreth orës 17:00 një takim me kryetarët e degëve të PD në rrethe.
Basha i informoi ata mbi vendimin e Kuvendit Kombëtar të PD dhe ka paralajmëruar të gjithë krerët, që në mbledhje duhet të jenë të gjithë të pranishëm.Mbledhja e Kuvendit do të jetë në datat 28 dhe 29 prill.

“Të gjithë të kenë hapësirë të bëjnë propozime. Procesi i riorganizimit, mos zhvendos vëmendjen nga takimet me elektoratin. Rifreskoni anëtarësinë në secilën degë. Në mbledhjen e Kuvendit, në datat 28 dhe 29 prill, të jenë të pranishëm të gjithë që janë pjesë e Kuvendit”, – mësohet të ketë thënë Basha.