.

Lajm i fundit/Përfshihet nga flakët kasollja në Tepelenë, vdes bariu 80 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një stan bagëtish në fshatin Lekël të Tepelenës ku ka humbur jetën një 80 vjecar pasi kasollja është përfshirë nga zjarri.
Burimet e policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.M bari në këtë stan.
NJOFTIMI I POLICISË
Në datën 16.03.2018, në orën 07:50, gjatë natës në afërsi të fshatit Lekël, Tepelenë, në një stan bagëtish është djegur kasollja ku brenda saj ka qënë dhe është djegur bariu, shtetasi A.M rreth 80 vjeç, banues në Hormovë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë me grupin hetimor, ku paraprakisht dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima përdorte për t’u ngrohur.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes