.

Komentuesit kryqëzojnë kryeministrin: “Shqiptarët duan të ikin të gjithë natën”, Rama: Propagandë e kazanëve

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në konferencën për ‘Sfidat e Emigracionit’, ku foli rreth emigracionit dhe e cilësoi si një fenomen historic, si edhe publikoi shifrat e fundit të largimeve nga Shqipëria.

Lidhur me këtë çështje, të shumta ishin komentet e qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët kanë sulmuar kryeministrin duke i thënë se shqiptarët duan të ikin të gjithë, si edhe ata që kthehen për idealizëm, kërkojnë të zhduken natën të zhgënjyer nga vendi.

Replikat:

Komentues 1: Për çfarë rikthimesh po flet o burrë qeverie, rikthimet e detyrueshme apo ata që kthehen me idealizëm dhe zhduken natën të zhgënjyer?
Edi Rama: Jo mor çun jo, flas për shqiptarë që rikthehen në Shqipëri vetë, për ata flas, po çfarë faji ke ti që dëgjon vetëm daullet e propagandës së dëshpërimit!

Komentues 2: Shqiptarët duan me ik të gjithë natën ti thua po kthehen edhe zviceranët po vijnë të kërkojnë azil në Shqipëri me ndihmë ekonomike 30 euro në muaj.
Edi Rama: Fakte zotëri fakte, llafet t’i kam lënë ty dhe kazanit të rakisë me politikë.

Komentues 3: Është katastrofë dhe një e vërtetë e hidhur. Një hemorragji e rinisë dhe inteligjencës së kombit. Shqipëria është vetëm me militantë dhe pjesa tjetër skamorë.
Edi Rama: Kështu thua ti dhe propaganda e shpifur e kazanëve të politikës e të medias, po shifrat nuk thonë aspak kështu!

Komentues 4: Të ishte për emigrantë që emigruan me dëshirën e tyre do vazhdoni të qëndronin në vendet europiane ku emigruan emigrantët u riatdhesuan pa dëshirën e tyre në Shqipëri Z. Kryeminister dhe ky është një fakt mediatik që ti se përgënjeshtron dot.
Edi Rama: Nuk flas për ata unë, flas për ata që kthehen vetë dhe janë kthyer çdo vit!

Komentues 5: Vetëm tre herë kanë ikur shqiptarët masivisht, në vitet 91 në 97 dhe 2013-2018
Edi Rama: Ja dhe shifrat o king me veshë të gjatë, shikoji e gjej herën e tretë