.

Demarkacioni/ Reagon lista serbe: Ndërkombëtarët po ushtrojnë presion, por nuk e votojmë

Lista Serbe ka reaguar edhe një herë për mundësinë që ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiç, ka thënë se ditëve të fundit nuk ka pasur ndonjë takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan RadioKim.

Jevtiç ka theksuar edhe një herë se Lista Serbe nuk ka interesim për temën e demarkimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Lajmi.net.

A kemi biseduar për këtë temë”? Po kemi biseduar për këtë temë. Përgjigja jonë ka qenë se aktualisht nuk na intereson, se kjo, fundja, nuk ka qenë temë e marrëveshjes sonë të koalicionit”, ka thënë Jevtiç.

Ky i fundit e ka pranuar se ka pasur edhe presione nga bashkësia ndërkombëtare që ta votojnë këtë Marrëveshje.

“A ka presione nga bashkësia ndërkombëtare? Po, ka presione, ajo kërkon që ne ta përkrahim këtë proces”, ka thënë zv. kryeministri i Kosovës.

Seanca për Demarkacionin është caktuar të mbahet të martën nga ora 16:00.

Haradinaj sot e konfirmoi që nuk kanë marrëveshje me Listën Serbe, por i bëri thirrje Visar Ymerit që deputetët e grupit të pavarur ta votojnë Demarkacionin.

Kryeministri tha se mungesa e deputetëve në seancë të martën e çon Kosovën drejt izolimit.