.

Arrestimi i kryebashkiakut Frrokaj, flet Mustafaj: E dëmton PD-në, nuk ka kandidat rezervë

Analisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka folur për arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj dhe 22 zyrtarëve të tjerë ditën e sotme.Sipas tij Partia Demokratike dëmtohet pas kësaj ngjarje.
“Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës e dëmton PD-në, pasi nuk ka një kandidat rezervë në atë qytet”-, u shpreh ai.

Duke u ndalur te zgjedhjet vendore për të cilat PD duket të fillojë përgatitjet pas muajit prill, ai thotë se kjo do jetë përballja e 3 e Bashës që nga koha kur është vendosur kryetari i kësaj partie.
Sipas Mustafajt, një tjetër humbje në zgjedhje, do të ishte “vdekja e tij përfundimtare politike”.
Sakaq, ai ka komentuar edhe ligjin për gjuhën në Maqedoni, të cilin e cilësoi si jo të përsosur, por “hap me rëndësi, i dobishëm, dhe kushtetues”. Mustafaj tha se Presidenti Ivanov nuk do të mundë ta bllokojë ligjin, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues.