.

Refuzoi Shqipërinë dhe i qëndroi besnik Kosovës, flet Voca: Dua të luaj për vendlindjen time sepse…

Idriz Voca është ftuar nga trajneri i ri i Kosovës për miqësoret e marsit.
Në një intervistë për mediat zviceriane ai ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur të luajë për Kosovën dhe jo për Shqipërinë.
Voca është shprehur se ka më shumë mundësi te Kosova për të rënë në sy.
Idriz Voca është në nga talentet që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen kosovare duke e konsideruar zgjedhjen e tij një çështje zemre.

“Unë dua të luaj për vendlindjen time. Kjo është çështje zemre. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet. Te Kosova kam më shumë mundësi që të bie në sy. Në Zvicër ka shumë lojtarë të rinj të talentuar të cilët janë para meje”.

Voca është ndjekur më parë edhe nga FSHF-ja, por për arsyet që ai përmendi më lart zgjodhi që të përfaqësojë Kosovën.

“Unë thjesht bëra stërvitje me Shqipërinë, asgjë më shumë. Unë nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Ndaj për mua zgjedhja ishte e qartë”, tha Voca.