.

“Çadra” e opozitës e financuar nga rusët? Analisti Fatos Lubonja: Qesharake dhe e paprovueshme

Financimi i partive politike në Shqipëri ka ngjallur dyshime sa i takon burimi të tyre. Gjatë ditëve të fundit janë rindezur debatet mes dy partive politike më të mëdha në vend, PD dhe PS sa i takon lobimeve jashtë vendit.

Ka një nen që i detyron partitë të deklarojnë shpenzimet dhe financimet, por kjo gjë deri më tani nuk është zbatuar.

Sa i takon akuzave të PS ndaj Partisë Demokratike për financim të dyshimtë nga një kompani ruse, analisti Fatos Lubonja tha në “Studio e hapur” në “News24” se, kjo është më shumë çështje politike.

“Kjo është tepër largvajtëse, mendoj e paprovueshme, megjithatë nuk përjashtohet që rusët si shtet i madh të kenë agjenturat e tyre, si amerikanët, italianët, etj. Por që të bëhet një financim i qëllimtë dhe të angazhohen ca rusë, për të financuar këtë çadër të protestës së PD që të destabilizojë Ballkanin, kjo është qesharake për mendimin tim. Megjithatë, mendoj se është e rëndësishme se ku i gjejnë këto parti paratë”, u shpreh Lubonja.