.

Zbulohet shkaku i ndarjes mes Jennifer Aniston dhe ish bashkëshortit, Justin Theroux

Pak kohë më parë Jennifer Aniston dhe ish bashkëshortin e saj, Justin Theroux dhanë lajmin ndarjes. Lidhur me divorcin e tyre ka pasur spekulime të shumta se çfarë e çoi çiftin drejt ndarjes, megjithatë asnjë prej tyre nuk preferoi të flasë.
Mesa duket bashkëshorti i Jennifer ka vendosur të tregojë me vepra arsyen se përse vendosi të divorcohej.
Fotoja e tij nën shoqërinë e një vajze shumë herë më të re Petra Collins mund të jetë shkaku i ndarjes së çiftit.
Një burim rrëfeu për DailyMail se Justin e mohon faktin se është i lidhur me 25-vjeçaren, por duket se ai është realisht i fiksuar pas saj.
Petra Collins,  përveçse artiste është edhe një nga mikeshat më të mira të Selena Gomes.