.

(Video) Si u përlotën Rama, Topalli, Xhafaj e Grida Duma në Studio e Hapur

Të ftuar në studio televizive, politikanët zakonisht bëjnë lajm kur ngrejnë zërin, kur janë arrogantë, të vrazhët dhe të pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve politikë. Por ne duam të sjellim në vemendje disa momente të tjera, pak më njerëzore. Në programin “Studio e hapur”, gazetarja Eni Vasili ka arritur t’i emocionojë, madje edhe t’i përlotë disa nga të ftuarit e saj. Rasti më i freskët ishte ai me kryeministrin Rama, ku i pyetur për Berishën, ai kujtoi se falë akuzave të tij, i biri ka vuajtur shumë dhe çuditërisht iu mbushën sytë me lot. Kur është pyetur për familjen, është përlotur edhe Jozefina Topalli, është emocionuar jashtë mase edhe Fatmir Xhafaj për mbesën. Ndërkohë deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, është përlotur teksa në debat me deputeten socialiste Milva Ikonomi, i ka kujtuar se Partia e saj i la mes katër rrugëve banorët e Shkozës. Më poshtë, të gjitha rastet që përmendem, të ilustruara edhe me video.