.

Tragjedia/Vajza e miliarderit turk humbi jetën pak para dasmës, i fejuari në gjedje kome

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur në malet e Iranit, ku një avion privat u rrëzua nga ku nuk pati asnjë të mbijetuar.

Avioni me 11 pjesëtarë në bord, që vajza e miliarderit turk kishte marrë mikeshat për të festuar festën e beqarisë, kthehej nga Dubai

Mina do të bëhej nuse më 14 prill, ndërsa sot nëna e saj është detyruar të shkojë në morg për identifikimin e trupit të saj.

Ditën e sotme, mediet vendase kanë publikuar edhe telefonatën e fundit të saj, me njeriun e zemrës.

Ajo ka telefonuar të fejuarin e saj rreth orës 16:30 dhe i ka thënë: “Pas 5 orësh jam pranë teje, i dashur”.

Biznesmeni Murat Gezer do të nisej për në aeroportin “Ataturk”, për t’i bërë surprizë të fejuarës, kur mori lajmin e hidhur.

Mediat vendase shkruajnë se ai është në gjëndje shoku dhe mabhet me ilaçe qetësuese.

“Unë besoj, Mina do të vijë”, pëshpërit herë pas here i riu, që kishte nisur përgatitjen për dasmën. Murat Gezer dhe Mina Basaran u fejuan më 20 tetor, ndërsa më 14 prill do të martoheshim me një ceremoni madhështore në Çiragan Sarayi, në Stamboll.

Sipas medias turke, tri prej të rejave që humbën jetën në aksident do të martoheshin më vonë gjatë këtij viti, ndërsa dy të tjera ishin shtatzënë.