.

Tjetër vrasje në Londër për pak ditë, armiku i Putinit gjendet i pajetë

Raportohet për një tjetër biznesmen rus, që u gjet i vdekur, në Londër,. Ngjarja u shënua vetëm disa ditë pas helmimit të ish-agjentit sekret rus, Sergei Skriptal.

Ditën e sotme, policia londineze gjeti të vdekur 69-vjeçarin Nikolai Glushkov, i njohur si një nga armiqtë e Putinit.

 

Vdekja e Nikolai Grushkov, vetëm tri ditë pas vrasjes në tentativë të Sergei Skriptal, agjenti rus që nxori sekretet shtetërore për M16, do të ndezë sinjalin e alarmit, megjithëse oborri i Skocisë vazhdon të këmbëngulë, se s’ka prova për të dëshmuar një lidhje mes dy incidenteve.

 

Sipas miqve të Berezovskit, Glushkov është vrarë me urdhër të Presidentit Putin.

 

Policia ka deklaruar ndërkohë pasditen e të martës, se po hetohet mbi vdekjen e një 60-vjeçari në lagjen “Kingstone”