.

Rama i vë kusht Gjiknurit: O rrugën Tiranë-Elbasan… o veten!

Gjatë takimit të sotëm me qytetarët e Elbasanit, Rama prezantoi sërish sukseset e platformës së bashkëqeverisjes për shqiptarët.

Teksa, gjatë takimit një prej banorëve u shpreh për problemin e rrugës Tiranë-Elbasan, Kryeministri tha se Gjiknurit i mbeten vetëm dy rrugë: ose të mbarojë rrugën, ose të mbarojë vetë…

 

“Ministri ka marrë sot vendimin që të marrë përsipër. për ta mbaruar rrugën Tiranë-Elbasan, deri në fund të vitit. Ai ka marrë barren… o ta mbarojë, o të mbarojë”,  –  deklaroi Rama.

 

Ndërsa Gjiknuri, tha:  Unë e kam marrë përsipër, pres lëvrimin e fondit dhe barra, do të kalohet së bashku me kryeministrin…